16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Cilat ishin skenarët e paralajmëruar nga Rama nëse Meta nuk mbante fjalën për dorëheqje?

spot_img

Para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse Edi Rama arrinte të fitonte 71 mandate, ai do të jepte dorëheqjen nga detyra e Kreut të Shtetit. Por pak më parë, Meta doli para mediave duke pranuar rezultatin ndërsa bëri thirrje për maturi dhe reflektim.

Por kujtojmë se po para 25 prillit, kur Meta hodhi akuza të rënda ndaj Ambasadores së SHBA, Yur Kim, kryeministri Edi Rama paralajmëroi dy skenare për fatin e tij në Presidencë.

“Dy skenarë për Ilir Metën, skenari 1 ai të japë dorëheqjen, skenari 2 të nisim procedurat e shkarkimit me parlamenti ekzistues”, tha Rama para disa ditësh.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat