Cilat janë 27 gënjeshtrat që të gjithë thonë në mediet sociale

social-media-consultant.jpeg

Ditët e sotme, shumica prej nesh janë në të paktën një platformë të mediave sociale.

Dhe ndërsa Facebook dhe Instagram mund të duken si mënyra të mira për t’u lidhur me miqtë, kolegët dhe anëtarët e familjes që nuk i shihni shumë shpesh, shumë prej sjelljeve dhe kontakteve janë të rreme ose të pompuara e joreale.

Njerëzit largohen shumë nga vetvetja për të paraqitur kështu versionin më të mirë të vetes në mediat sociale, edhe nëse ai version nuk është saktësisht i vërtetë.

Pra, nëse ish i/e dashuri/a juaj mund të postojë fotografi të shumta me gjysmën e re pranë vetes, thjesht dijeni që komentet e tyre të dashura për fotografitë e njëri-tjetrit nuk tregojnë tërë historinë.

Plus, me filtrat dhe photoshop-in, është e pamundur të dalloni dikë si është në realitet nga imazhet e postuara dhe të kuruara në Instagram.

Me kaq shumë mundësi për të krijuar versione “më të mira” të vetvetes në internet, shanset janë të mëdha që edhe ju të keni ‘gënjyer’ ose postuar diçka jo si është në të vërtetë në mediat sociale.

Është koha për t’u treguar realist dhe për të folur rreth gënjeshtrave që të gjithë janë fajtorë duke i treguar apo postuar ato në një moment në mediat sociale.

Dhe për të mos gabuar më në internet, ja cilat janë 27 gabimet që duhet të reshni së bëri:

  1. Gënjeni për arritjet tuaja;
  2. Ekzagjeroni rëndësinë tuaj në punë;
  3. Të bëni sikur puna juaj është më magjepsëse se sa është në të vërtetë;
  4. Mbi filtroni me ngjyra pamjet nga udhëtimet tuaja;
  5. Ose thjesht gënjeni për vendet që keni vizituar;
  6. Pretendoni të jeni në gjendje më të mirë financiare sesa jeni vërtet;
  7. Prezantoheni sikur keni një stili jetese “të shëndetshme”, ndërkohë që realisht nuk e keni;
  8. Gënjeni për regjimin tuaj të fitnesit;
  9. Shfaqeni si intelektual dhe i lexuar më shumë se sa realisht jeni;
  10. Abuzoni me imazhet e realitetit të prindërimit;
  11. Pretendoni të jeni gjithmonë i lumtur;
  12. Zbukuroni dhe fryni më shumë se sa duhet lidhjen tuaj intime/personale me dikë;
  13. Gënjeni për statusin tuaj si ‘single’ (beqar);
  14. Silleni sikur e keni harruar tërësisht ish të dashurin/rën tuaj;
  15. Shfaqeni sikur keni një lëkurë të mrekullueshme me drita dhe filtra;
  16. Postoni selfie pa grim ose make-up por të ekzagjeruara me drita/filtra;
  17. Ose tregoni imazhe personale se si e kuroni fytyrën tuaj me kremra ose bimë në detaje;
  18. Pretendoni të jeni më i aftë se sa jeni;
  19. Ekzagjeroni me imazhe ‘dramatike’ ndërsa jeni sëmurë ose i lodhur;
  20. Pretendoni të jeni miq me të gjithë dhe me këdo;
  21. Gënjeni për rrethanat e një eventi (duke u shtirur si kryesor ose i rëndësishëm në të);
  22. Zbukuroni më shumë se sa duhet një dalje me miq apo kolegë;
  23. Paraqitni postimet dhe imazhet e njerëzve të tjerë si tuajat;
  24. Mbidozimi i natyrës tuaj bamirëse;
  25. Duke e tepruar me nivelin tuaj të veprimtarisë politike;
  26. Gënjeni për moshën tuaj;
  27. Aktroni sikur asgjë s’iu prek dhe s’iu intereson.
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303