Cilësia e arsimit profesional – Ndërhyrje në 9 shkolla. Financat japin 44.3 mln lekë

9 shkolla të arsimit profesional do t’i nënshtrohen rikonstruksionit apo të plotësohen me pajisje laboratorike, me qëllim përmirësimin e mësimdhënies.

Foto ilustruese

9 shkolla të arsimit profesional do t’i nënshtrohen rikonstruksionit apo të plotësohen me pajisje laboratorike, me qëllim përmirësimin e mësimdhënies.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë  ka hapur një tender me vlerë 44.3 mln lekë, që ka si objekt hartimin e projekt-preventivave për rikonstruksionin e këtyre shkollave.

Dokumentet e tenderit shoqëroren edhe me raportet teknike të secilës prej tyre, ku bëhet një paraqitje e situatës aktuale e klasave dhe laboratorëve si dhe nevojat që ka secila prej tyre për ndërhyrje.

“Ali Myftiu” dhe Sali Ceka në Elbasan, shkolla teknike-ekonomike në Tiranë, por edhe disa shkolla në Berat, Gjirokastër, Kavajë apo cërrik janë disa prej institucioneve arsimore profesionale ku pritet të ndërhyhet.

Problematikat e secilës prej tyre variojnë, duke filluar nga infrastruktura e klasave, mungesa e kapaciteteve apo edhe laboratorëve, që do të rrisnin standardet në mësimdhënie.

Kjo, në një kohë kur praktika në këtë shkollim është tejet e e rëndësishme, ndonëse ka patur kritika të vazhdueshme së nxënësit e këtyre shkollave nuk arrijnë të marrin njohuritë e duhura për shkak të mungesës së kësaj të fundit.

Arsimi profesional ishte një nga prioritete e qeverisë Rama 1, duke synuara futjen e sistemit dual gjerman, ku 50% e mësimit të ishte teori dhe 50% praktikë, por ky objektiv nuk arrit.

Një nga arsyet është fakti se në mungesë të incentivave fiskale, që do i jepni një shtysë, bizneset janë pak të interesuar për të pranuar nxënësit e këtyre shkollave si praktikantë.

Lër një koment