fbpx

Cili është çelësi i sekretit për një martesë të lumtur sipas John Legend

Këngëtari i mirënjohur, John Legend dhe modelja Chrissy Teigen kanë 7 vite martesë dhe së shpejti priten të bëhen prindër për herë të tretë.

Gjatë një interviste për “Cosmopolitan”, Legend u shpreh se çelësi i sekretit për një martesë të lumtur është komunikimi dhe të qenurit gjithmonë i vëmendshëm ndaj partnerit.

“Të jesh me një njeri që të intereson vërtetë, respekti dhe shijimi i kohës kur jeni me njëri-tjetrin, mendoj se këto janë gjërat më të rëndësishme për një martesë të lumtur. Gjithashtu komunikimi, të qenurit i vëmendshëm, të dëgjosh partnerëve dhe të sigurohesh që nevojat e tyre të plotësohen”, tha John.

Ai gjithashtu tregoi se ndonjëherë bashkë me Chrissy-n bëjnë terapi për martesë të lumtur.

“Mendoj se çdo çift që është bashkë prej shumë vitesh, herë pas here mund të flasin me një të tretë për t’i ndihmuar me çdo gjë që i shqetëson”, u shpreh këngëtari.