Cistet në vezore, si ta kuptoni nëse vuani ose jo

vezore.jpg

Në shumë raste, vajzat dhe gratë nuk e dinë fare që vuajnë prej cisteve në vezore derisa problemi bëhet madhor.

Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se mund të keni një cist në vezoren tuaj?

Këtë e mësojmë më poshtë:

1. Ndiheni super e fryrë gjithë kohës.
Kjo lidhet edhe me madhësinë e cistit. Shumica e grave vuajnë nga ciste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten edhe më, deri në masën e një shalqiri. Kështu që nëse ndjeni fryrje vetëm në zonën e stomakut tuaj dhe aty rrotull, bëni një kontroll tek mjeku.

2. Dhimbje të padurueshme barku
Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhimbjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe kur kryeni marrëdhënie seksuale. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë kaluar.

3. Duket sikur doni të urinoni gjatë gjithë kohës
Ju duket sikur situata është urgjente dhe duhet të liroheni patjetër, por e keni të vështirë. Ndoshta është cisti që bllokon dhe krijon probleme në fshikëzën urinare.

4. Keni dhimbje të përhershme mesi ose këmbe
Cistet e vezoreve kur rriten shumë mund të shkaktojnë dhimbje mesi ose këmbësh.

6. Hemorragji edhe nëse nuk jeni në ditët e ciklit
Kur cisti i vezores zhvillohet, ato ndikojnë gjithashtu tek hormonet tuaja. Gratë me vezore polikistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra ciste në mënyrë kronike, kanë hemorragji të papritur, pavarësisht menstruacioneve.

scroll to top