fbpx

“Ç’janë këto idiotësira”. Analisti përplaset keq me Grida Dumën: Ti je shoqatë e gjahtarëve

Screenshot_14-1.png

Lidhur me vendimin e fundit të BE-së për shtyrjen e bisedimeve për Shqipërinë, ka pasur një përplasje në diskutim mes ish-deputetes së PD, Grida Dumës dhe analistit Frrok Çupi.

Analisti akuzoi opozitën si shkaktaren e shtyrjes së integrimit në BE. I këtij mendimi nuk ishte ish-deputetja Grida Duma, e cila tha se Bashkimi Evropian nuk është i korruptuar dhe se vendimi sipas saj ka qenë i drejtë.

Debati te emisioni “Open” i Eni Vasilit:

Grida Duma: Po fyeni inteligjencën e shqiptarëve.

Frrok Çupi: Opozita ka përgjegjësinë më të madhe.

Grida Duma: Do ta mbaj përgjegjësinë. Po e mbaj tani.

Frrok Çupi: Më vjen keq, se të di dhe të kënduar. Ç’janë këto idiotësira.

Grida Duma: Logjika është kjo. Ju jeni këtu se BE-ja nuk është demokraci, prandaj këto nuk po na fusin ne.

Frrok Çupi: Po gënjen. Mos spekulo.

Grida Duma: Nuk keni mbajtur një përgjegjësi të vetme në mënyrën se si e mbroni çështjen.

Frrok Çupi: Unë do të them një gjë që e thonë të gjithë studiuesit, institucionet e BE-së janë të pavotuara.

Grida Duma: Duke fyer njerëzit ka problem Evropa.

Frrok Çupi: Nuk të bën Evropa ministre dhe asgjë.

Grida Duma: Është i Brukselit faji që nuk kemi gjykatë. Kur komisioni për zgjerim të drejtohet dhe thotë kujdes për kodin. Përgjegjësia e dytë, gjykatat janë përgjegjësi e kësaj mazhorance.

Frrok Çupi: Ju nuk jeni në opozitë, nuk jeni në parlament. Nuk je as në opozitë. Ti je shoqatë e gjahtarëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303