Clinton emocionon në Kosovë: Nëse ende jam gjallë duhet t’ju shoh…

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ndodhet i pranishëm në Kosovë në kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Gjatë fjalës së tij, Clinton foli i emocionuar duke kujtuar fytyrat e qytetarëve para 20 vitesh dhe tha se e do popullin shqiptar.

“Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova kur isha këtu para 20 vitesh. Pas 20 vitesh ju keni arritur të fitoni paqen. Mund të thoni nuk kemi bërë këtë, nuk keni bër atë, por kthjellohuni, prisni. Muri i Berlinit ra dhe të gjitha konfliktetet e vjetra mbetën pas. Për një moment u mendua se do të ndodhte ashtu. Mirëpo ka shumë pak fitore dhe humbje që janë të vazhdueshme në jetën e njeriut. Unë nuk kam dashur që shekulli i 20 të përfundojë si një ripërsëritje e rëndë e urrejtjes të shekullit në fillim. U munduan ta ndalim dhunën në Bosnje, pastaj në Irlandën e Veriut, por në fund cdo gjë përfundoi a do të lejojmë Kosovën në një pastrim etnik. Të gjithë thonin se është vend i vogël. E keni parë dronin që filloi shërbimi këtu. Është një kohë e re tani. Kosova për botën SHBA, ishte më e madhe se urrejtja. Prandaj para se të mendoni për çfarë duhet të bëhet jeni falenderues se në udhëtimin këto 20 vite të fundit pjesët janë mbledhur, paqja është mbajtur. Kjo është kredit i të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Clinton.

Më tej, ish-presidenti i SHBA-ve tha se Kosova tanimë është një ndër 4 vendet që keni përjetuar rritje ekonomike.

“Nëse ende jam gjallë duhet t’ju shoh duke brohoritur për kosovarët që kanë arritur suksese. Shihni gjithçka ka të bëjë me të ardhmen. Një falenderim të veçantë për misionet diplomatike edhe të vendeve të tjera”, përfundoi ai.