fbpx

“Ç’më ka gjetur thashë”. Zef Deda zbulon ç’i ndodhi natën e parë të martesës: Kur futem në dhomë…

Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda ka qenë sot i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku ka ndarë detaje nga jeta e tij personale dhe karriera e tij.

Ashtu siç jemi mësuar ta shohim në gjithçka që rrëfen, plot batuta e humor Zef Deda ka rrëfyer edhe njohjen me bashkëshorten e tij, Rozën, e cila siç thotë aktori është mbështetja e tij më e madhe.

Po ashtu ai ka rrëfyer edhe detaje rreth martesës së tij plot humor dhe të qeshura.

“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bëllëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”, tregon Zef Deda.