Çmenden tifozët serbë, shpërthejnë në thirrje raciste: Vritini shqiptarët!

Mbrëmë është zhvilluar finalja mes Crenva Zvezdës të Serbisë dhe Budoçnostit të Malit të Zi është shoqëruar me tensione. Që në fillim të ndeshjes tifozët kanë nisur me thirrje të fortë kundër shqiptarëve dhe kanë sulmuar lojtarët malazes, të cilët janë detyruar që të lënë fushën dhe të futen në dhomat e zhveshjeve.

Madje tifozët e quajtur “Delije” kanë bërë edhe thirrje në kor “Vrite shqiptarin”, “Vrite shqiptarin’. Ndeshja u fitua nga vendasit me rezultatin 97-54. Serbët u shpallën kampionë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Euroligë.