fbpx

Çmendet Mitropoliti i Konicës, flet për luftë me thirrje raciste

konice.jpg

Mitropoliti i Konicës, Konstantinos Andreas, është i njohur për urrejtjen e ndaj shqiptarëve dhe për deklaratat e tij raciste dhe nacionaliste.

Këtë herë ka marrë shkas nga ngjarja e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës dhe ka degjenuar në thirrjen e tij.

Në një letër drejtuar qeverisë greke, ai bën apel për ti shpallur luftë Shqipërinë dhe për të çliruar ‘Epirin e Veriut’.

“Pavarësisht se sa shumë përpiqen shqiptarët, helenizmi i Epirit të Veriut nuk do të çrrënjoset. Ne të gjithë mendonim se krimi i fundit i shqiptarëve do të ishte ai i vrasjes së katër të rinjve nga Aliko, më 12 dhjetor të 1990. Por shpejt instikti nxori në pah terrorizmin e ri shqiptar dhe krimin kundër grekëve në Veri. Kështu në gusht të 2010 u vra Aristoteli Goumas nga Himara, vetëm se fliste greqisht. Dhe tani në 28 tetor 2018 vritet Kostandin (trimi) Kacifa, nga Bularati i Gjirokastrës, sepse ngriti flamurin grek të madh në varrezat e ushtarëve heronj grekë. Tani shqiptarët vazhdimisht pretendojnë njëmijë justifikime për të mbuluar krimet e tyre.

Ne i bëjmë thirrje shtetit grek dhe autoriteteve të insistojnë në sqarimin e krimit. Në mënyrë që të ndalojnë fatkeqësitë në Epirin e Veriut nga shqiptarët e paskrupullt, duke iu drejtuar të gjithë grekëve i bëj thirrje që të kuptojnë, se zgjidhja e vetme për të shpëtuar grekët nga vendi barbar fqinj është vetëm një: BASHKIMI I EPIRIT TË VERIUT ME GREQINË”, thuhet në letrën e mitropolitit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *