Çmendet moti, 216 të vdekur nga përmbytjet

permbytje-indi.jpeg

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë lindjen dhe verilindjen e Indisë, shkaktuan përmbytje të mëdha e si pasojë së paku 216 persona kanë humbur jetën.

Burime zyrtare deklaruan se në përmbytje u përfshinë 864 fshatra ndërsa 30.925 persona janë vendosur në më shumë se 410 kampe të përkohshme.

Gjithashtu raportohet se përmbytjet kanë shkaktuar dëme edhe në bagëti. Zyrtarët konfirmuan se është përmbytur më shumë se 90 për qind e Parkut Kombëtar Kaziranga në Assam, në të cilin janë mbytur më shumë se 200 kafshë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303