fbpx

‘Çmendet moti’, ja sa shënoi sot termometri

Ndryshojnë drastikisht temperaturat në vendin tonë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë sot me dije se në Kuçovë është regjistruar vlera 34 gradë celcius, ndërsa në Tiranë 35 gradë celcius.

 “Kjo situatë erdhi si pasojë e ndërhyrjes së rrymave të nxehta nga Saharaja, duke e cilësuar kështu si valën e parë të nxehtë të këtij viti. Këto rryma do të vijojnë të qarkullojnë edhe ditën e nesërme. Orët në vijim si dhe deri në mesditën e së premtes era e vrullshme jugore do të sjellë temperatura të larta dhe zagushi, pasi vranësirat shtresore do të mbeten prezente gjatë natës dhe mëngjesit të nesërm. Në mesditë, jugu i vendit parashikohet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave. Era do të humbë forcë mesditën e së premtes, po kështu dhe valëzimi në dete”, njofton SHMU.

Ditën e nesërme, temperaturat parashikohen në vlerat:

zonat malore 18º deri 30ºC

zonat e ulëta 21º deri 34ºC

zonat bregdetare 21º deri 31ºC