fbpx

“Çmendet” politikani italian! Qëllon me armë në zemër emigrantin e dehur maroken, Salvini e mbron: E bëri për vetëmbrojtje!

EC9CDE96-098F-49CC-B63C-BC5362A9211D.jpeg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një politikan i partisë “Lega”, ka qëlluar për vdekje një emigrant maroken me emrin Youns El Boussetaoui.

I plagosuri u transportua me ambulancë në urgjencën e spitalit Voghera dhe gjendja e tij fillimisht ishte e mirë, por më pas fatkeqësisht u përkeqësua dhe ndërroi jetë. Mediat italianeraportojnë se Massimo Adriatici nxorri armën, të cilën e kishte me leje dhe qëlloi për vdekje marokenin 39-vjeçar në Piazza Meardi, në Voghera.

Politikani ishte në gjendje të dehur dhe qëlloi emigranin në zemër, pasi ky i fundit e shtyu para nje lokali. Kreu i “Lega”, Matteo Salvini ka reaguar gjithashtu lidhur me rastin, duke pretenduar se Adriativi veproi për vetëmbrojtje.

Viktima, Youns El Boussetaoui, kishte një rekord penal për kërcënime, rezistencë ndaj forcave të Policisë, trafik drogë, drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa licencë, mashtrimi dhe armëmbajtje pa leje, etj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303