Çmenduria e politikës/ Një foshnje 1-muajshe e lënduar në Shkodër

Pasditen e sotme në Shkodër janë lënduar qytetarë të shumtë  si pasojë e përdorimit të gazit helmues nga policia kundër protestuesve në pedonalen e qytetit.

Policia ka përdorur gazin helmues dhe sprajt neuro-paralizues duke dëmtuar jo vetëm protestues, por edhe bebet dhe banorët që kanë qenë në shtëpitë e tyre.

Të paktën 15 qytetarë i janë drejtuar spitalit dhe qendrave shëndetësore, ndërsa raportohet edhe dëmtime nga gazi ka pasur edhe një foshnje 1 muajshe.

Mësohet se foshnja ka qenë në banesë, ndërsa gazi i hedhur nga policia ka depërtuar në ccdo shtëpi në zonën përreth duke shkaktuar probleme shëndetësore të banorëve, edhe pse ata nuk ishin pjesë e protestës. /real-news.tv/