Çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri, njësoj me BE-në

Në shumë gjëra, jemi larg europianëve, por në disa të tjera jemi europianë “dok”. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se në drejtim të alkoolit, ose më saktë çmimeve të alkoolit, jemi tamam europianë.

Çmimet e produkteve alkoolike në vendin tonë janë sa 99.9% e mesatares europiane, thotë eurostat në një publikim të ri e që i referohet vitit 2018.

Në Europë, janë të pakta vendet që kanë diferencë me pjesën tjetër sa i përket çmimeve. Alkooli duket se bën bashkë pjesën më të madhe të shteteve në kontinentin e vjetër, paçka se ka vende me çmime më të lira se të tjerat, e vende me çmime më të shtrenjta. Çmimet e produkteve alkoolike në Bosnje Hercegovinë janë sa 72% e mesatares europiane, ndërsa në Islandë sa 267% e mesatares së Bashkimit Europian.

Pra, diferenca ka. Gjithsesi, pjesa dërrmuese e vendeve perëndimore, me përjashtim të atyre skandinave, të Europës lindore apo Turqisë, ndajnë thuajse të njëjtat çmime, dhe këtu, Shqipëria nuk i ndahet Evropës, asaj perëndimore. Çmimet e produkteve alkoolike përcaktohen nga politikat fiskale të një vendi, që nëpërmjet akcizës tenton të dekurajojë apo edhe inkurajojë konsumin./scan