fbpx

Çmimi i naftës vijon të rritet në Shqipëri

karburant.png

Çmimi i naftës ka qenë një ndër shqetësimet më të mëdha për qytetarët shqiptare dhe ka përbërë një prej debateve më të mëdha të politikës dhe ekspertëve.

Vendi ynë renditet ndër 20 vendet me naftën më të shtrenjtë në botë edhe pse të ardhurat janë shumë të vogla.

Sipas ekspertëve konsumatorët përballën me një situatë të rëndë, që iu kushton 10 përqind të buxhetit vjetor.

Ditët e fundit çmimi i naftës ka arritur në vlerat e 184-187 lek për litër, por edhe nëse në rastin më të mirë ka pasur ndonjë masë frenuese, ajo ende nuk është reflektuar.

Edhe cilësia e karburanteve në vendin tonë le për të dëshiruar, por sipas ekspertëve instancat përkatëse duhet të monitorojnë tregun problematik që të shmangen abuzimet.

Shqiptarët shpenzojnë rreth 10.3% të të ardhurave vetëm për karburant, ndërkohë që në Francë apo Itali ku mirëqenia është shumë herë më e lartë se sa tek ne, shpenzimet për karburante zënë rreth 1.3% të të ardhurave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *