27.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Çmimi i pabesueshëm i oxhakut të Ramës te shtëpia e tij në Surrel

spot_img

Dyshime serioze janë ngritur nga personazhe të politikës dhe jo vetëm, nëse kryeministri Edi Rama i ka siguruar vërtet nga emigrimi paratë për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel?

Kjo dilemë ka marrë përmasa të gjëra duke shtuar këtu dhe deklarimet pasurore që ai ka bërë që kapin realisht një vlerë të papërfillshme, krahasuar me sendet luksoze të vilës në formën e një bunkeri gjigant.

Shumë pak detaje dihen për vilën luksoze të kryeministrit në Surrel, por në videon e publikuar nga “Xing” janë zbuluar disa detaje të “frikshme” për mobilimin e saj.

Në një moment kur Rama del në video me kutinë e bojrave mbrapa tij qëndron një oxhak, që nga kërkimet rezulton të jetë fjala e fundit e teknologjisë së këtij produkti.

I quajtur “Antrax drop fire place” oxhaku i Ramës është i prerë me lazer dhe i dizenjuar nga arkitekti, Massimo Iosa Ghini.

Ky oxhak me përmasa 150cm x 113cm x 53 cm, është krijuar prej një materiali të kushtueshëm, ku me një kërkim në “Google”, çmimi i këtij oxhaku varion nga 12 000 në 18 000 euro, raporton Albeu.

Ky një çmim tepër i “kripur” për një familje mesatare shqiptare që të ardhurat vijnë nga emigracioni, e thënë kjo pasi vetë Kryeministri ka treguar se vila e tij në Surrel është ndërtuar me lekët e tij të fituara në emigracion. (joq)

https://www.facebook.com/Ermal.Mamaqi.Official/videos/134261677499010/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat