Çmimi Nobel në kimi i jepet 3 shkencëtarëve për bateritë e karikueshme

Çmimin Nobel në Kimi këtë vit e kanë fituar tre  shkencëtarë, John Goodenough, Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino.

Ata janë vlerësuar me çmimin prestigjioz për shkak të kontributit të tyre në zhvillimin e baterive të karikueshme. Shkencëtarët kanë mundur të krijojnë kushte për krijimin e baterive që përdorim gjatë jetës së përditshme.

Këto lloj baterish janë përmendur edhe më herët si krijim, i cili meriton vlerësimin me çmim pasi i përdorim në telefon, laptop dhe makina elektrike.

Veç çmimit Nobel, profesorët do të ndajnë në mënyrë të barabartë mes tyre shumën prej  740,000 dollarëve, i cili vjen bashkë me çmimin e ndarë nga Akademia Suedeze e Shkencave në Stokholm.

Goodenough, 97-vjeçar është laureati më i vjetër që ka fituar ndonjëherë Çmim Nobel në të gjitha kategoritë.