fbpx

Ç’ndodhi gjatë 24-orëve të fundit? Policia jep njoftimin urgjent

Policia me anë të një njoftimi ka bërë me dije se 8 persona kanë përfunduar në pranga për akuza të ndryshme.

Njoftimi:

Një 36-vjeçar me inicialet K. H është arrestuar nga policia e Tiranës së bashku me një 30-vjeçare L. R pasi gjatë kontrrollit fizik nga iu është gjetur 11 gramë grogë e llojit kokainë e bërë gati për shitje. Arrestimi i këtyre dy personave u bë në rrugën ‘Jordan Misja’.

Ndërkohë në prangat e policisë së komisariatit numër 5 është vënë një 29-vjeçar me inicialet S. G, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse gjatë natës, në fshatin Valias i Vjetër, ka tentuar të vjedhë në ambulancën mjekësore të fshatit.

Sakaq efektivët e komisariatit numër 1 arrestuan një 23-vjeçar me inicialet E. M dhe u shpall në kërkim E. N., 27 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Fatmir Haxhiu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. dhe biçikletën e shtetasit A. Th.

Nga komisariati numër 4 u arrestua një 18-vjeçar me inicialet G. R pasi në rrugën “Gaqo Tashko”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit në mjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri që shërben si përforcues grushti.

Ndërkohë nga policia Kavajë është arrestuar shtetasi S. B, 28 vjeç, pasi të mërkurën në rrugën dytësore tek mbikalimi Harizaj-Lekaj, ka aksidentuar me pasojë vdekjen,  shtetasen T. L.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. K., 25 vjeç dhe L. H., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse

K. L., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, te Bulevardi Blu, ka aksidentuar shtetasin R. M., këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.