fbpx

Ç’ndodhi mbrëmë në Skrapar? Nisen për gjueti, por përfundojnë në…

Teksa u nisën për gjueti, e gjithë situata mori një tjetër rrjedhë gjatë natës në Skrapar. Bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht.

Për këtë arsye, policia ka arrestuar  M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, E. Ç., 36 vjeç si dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori” të Beratit.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.