Ç’ndodhi në 21 Janar? Flet pas 8 vitesh personi që fshiu serverat

Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa është akuzuar disa herë nga eksponentë të së majtës por edhe nga vetë kryeministri Edi Rama se, merita e vetme e tij pse PD-ja vendosi ta bënte deputet ishte fshirja e servërave të 21 Janarit të vitit 2011.

Hasa ka folur për herë të parë ku theksoi se këto akuza janë të pavërteta, duke argumentuar se kjo histori ka nisur në vitin elektoral të 2017 nga mediat pranë qeverisë.

Ai tha se pozicioni që ai kishte në atë kohë nuk ishte në varësi të kryeministrisë dhe se, nuk ka asnjë lidhje me këto akuza, për të cilat shtoi se një person tjetër është hetuar dhe ka dalë i papërfshirë në ketë ngjarje.

“Flet për një çështje që nuk është çështje. De fakto nuk kam qenë pjesë e kryeministrisë. Ka pasur një gjyq, ASHI nuk ka qenë pjesë e kryeministrisë. Për dikë është bërë gjyq dhe ka dalë i pafajshëm. Janë thjeshtë akuza pa lidhje me kohën dhe me ngjarjen që fryhen nga mediat pranë Edi Ramës. Është një sajim i pastër politik i mbas 2017 i sajuar gjatë fushatës politike të 2017 nga media afër Ramës. Është hera e parë që më pyet dikush, dhe po them që nuk kam qenë as pjesë e kryministrisë. Është trillim mediatik”, tha Hasa.