Ç’ndodhi sot? Policia jep njoftimin, ja kush janë 3 të arrestuarit dhe për çfarë akuzohen

Durres-policia-7-768x512.jpeg

3 persona kanë përfunduar sot në pranga për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është pronar i një lokali dhe dy persona të tjerë që kundërshtuan me dhunë policët.

Pronari, i identifikuar si F.B., që hapi lokalin është vënë në pranga pasi shkeli Aktin Normativ e shkaktuar nga pandemia.

Ai ndodhej brenda lokalit me dy të tjerë, të identifikuar si K.T., dhe N.K., njëri prej të cilëve kishte në trup një thíkë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të tre kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin për në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 19 vjeç, ndaj të cilit u mor edhe masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, shtetasit K. T., 20 vjeç, si dhe N. K., 19 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”), banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprat pènale “Kundërshtimi me dhùnë i punonjësit të pòlicisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e ármëve të ftohta”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303