Cohen: Trump është mashtrues, racist

cohen-1.jpg

Ish-avokati i Presidentit Donald Trump, Michael Cohen, dëshmoi para Kongresit amerikan, ku lëshoi akuza të forta ndaj presidentit Donald Trump.

Seanca nisi me përplasje mes kryetarit të Komisionit të Mbikqyrjes të Dhomës së Përfaqësuesve, Elijah Commings ​dhe anëtarëve republikanë të tij.

Cohen u shpreh se është penduar për ndihmën që i ka dhënë Presidentit Trump dhe ndihet i turpëruar për veprimet e tij.

“Ai është racist, është mashtrues. Është i pandershëm dhe batakçi”, tha ai.

Më tej, Cohen shtoi se Trump ishte në dijeni, kishte drejtuar dhe kishte gënjyer për negociatat që kompania e tij kishte bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të ndërtuar një grataçelë në Moskë.

Në dëshminë e përgatitur me shkrim, Cohen deklaroi se Trump dhe këshilltari i fushatës së tij, Roger Stone ishin në kontakt me kreun e WikiLeaks, Julian Assange për bërjen publike të emaileve të Komitetit Kombëtar Demokrat, para se WikiLeaks, t’i botonte ato publikisht.

Cohen tha para komisionit se Trump nuk priste kurrë të fitonte në zgjedhjet presidenciale dhe e shihte kandidaturën si “një shans për reklamim”.

“Më vjen turp sepse e di shumë mirë se çfarë është Trump. Ai është një racist. Ai është një batakçi, mashtrues.

Donald Trump është një njeri që mori pjesë në garën për president për të bërë markën e tij të madhe, dhe jo për të bërë vendin tonë të madh”, tha Cohen. “Ai nuk kishte dëshirë apo qëllim për të udhëhequr këtë komb, vetëm për të reklamuar veten dhe për të rritur pasurinë dhe fuqinë e tij.”/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303