Conte kërkon shqiptarin te Interi

conteeeeeeeeeeeee.jpg

Në Zvicër e konsiderojnë një çështje të përfunduar. Granit Xhaka është shumë pranë transferimit tek Interi. Sipas “RSI Sport”, skuadra zikaltër është duke biseduar me Arsenal për të mbyllur marrëveshjen, e cila do t’i kushtojë Interit 40 milionë euro. Bisedimet i ka konfirmuar edhe vetë mesfushori 26-vjeçar, që ndodhet i grumbulluar në kombëtare.

Xhaka ka një kontratë deri në vitin 2023 me Arsenal, ekip me të cilin luan prej 3 sezonesh (134 ndeshje dhe 11 gola). Mediat zvicerane sqarojnë: “Ardhja e Antonio Conte ka përshpejtuar bisedimet, pasi ai e dëshiron këtë transferim të mesfushorit zviceran me origjinë shqiptare”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303