Coronavirusi/Si e planifikoi arratisjen spektakolare nga karantina fizikantja

110894059_9da3888a-9ff1-4666-83a1-1a6da2556a5b.jpg

Një grua ruse e cila mbahej në një karantinë prej koronavirusit ia doli të arratisej dhe po përpiqet të mos dorëzohet ndaj zyrtarëve.

Alla Ilyina, 32 vjeç, ndodhet aktualisht është në banesën e saj në qytetin e Shën Petersburg dhe refuzon ti hapë derën policisë.

Ajo u kthye nga Kina muajin e kaluar dhe thotë se testi i saj ndaj koronavirus rezultoi negativ më 6 shkurt, por i thanë se do të mbahej në karantinë për dy javë.

E zemëruar nga ky vendim, Alla vendosi që të arratisej. Alla, e cila ka mbaruar për fizikë, planifikoi arratisjen e saj. Fillimisht zhbllokoi një bravë elektronike e më pas u largua nga spitali.

Arsyeja përse përfundoi në spital ishte se telefonoi ambulancën prej dhimbjeve të fytit. Më 6 shkurt, u fut në spitalin klinik të sëmundjeve infektive klinike Botkin në qytetin e dytë më të madh të Rusisë.

Alla kishte udhëtuar për pushime drejt ishullit të Kinës, Hainan dhe u kthye më 30 janar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303