TË FUNDIT

COVID-19/ 5 persona nisen gjatë natës drejt Urgjencës Infektive, dyshohet se…

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka ndërruar jetë edhe pacienti i 3 i prekur nga COVID-19. Gjithashtu, mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme, si dhe  gjatë mesnatës, 5 persona janë transportuar drejt Spitalit Infektiv, pasi sipas burimeve, dyshohet se janë të prekur nga CPVID-19. Por, pritet përgjigja e testit për të konfirmuar ose jo infektimin e tyre.

Pacientët e rinj janë të moshave të ndryshme nga 24 deri në 65 vjeç, bëjnë të ditur burime spitalore.

Kjo javë që sapo ka hyrë, konsiderohet nga autoritetet shëndetësore si java e pikut e personave që mund të jenë prekur nga koronavirusi, që prej javësh ka pushtuar mbi 100 vende në mbarë Botën.

Italia rezulton vendi më i prekur në Europë, ndërsa mban vendin e parë përsa i takon numrit të viktimave.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat