COVID-19/ Dasho: Ja ofrova zgjidhjen Komitetit të Ekspertëve, nuk u mor parasysh…

dasho.png

Ekspert i shëndetit Publik në Gjermani Erion Dasho ka deklaruar në emisionin  “ABC-ja e mëngjesit” se është i zhgënjyer që këshillat e dhëna ndaj Komitetit të Ekspertëve në Shqipëri nuk i janë marrë parasysh.

 “Shumë nga zgjidhje digjitale të kompanisë tonë ia kam ofruar falas, por nuk i pranuan. Norvegjia është një nga vendet nordike që e ka menaxhuar mirë situatën e covid. Të njëjtën zgjidhje ia ofrova Ministrisë tonë dhe Komitetit të Ekspertëve dhe më erdhi shumë keq që nuk u mor parasysh. Më vjen keq që qytetari nuk pati mundësi të përfitonte nga këto teknologji”, u shpreh Dasho.

Gjithashtu ai theksoi se testimet janë të rëndësishme për të identifikuar rastet.

 “Të dhënat ishin elementi i parë, që Bill Gates i theksoi për të fituar ndaj kësaj sëmundje. Duhet të gjurmoheshin kontaktet dhe kjo kërkon rritje të testeve.

Nuk janë rritur testet, rritja është insinjifikante. Duhen më shumë teste, nuk të përballohet situata me kaq pak teste. Ne aplikuam karantinë dhe në këtë kohë duhet të kishim bërë të sigurt spitalet, duhet të kishim forcuar sistemin shëndetësor, jo vetëm spitalet në Tiranë, të gjitha spitalet rajonale. A kemi një protokoll të qartë të izolimit? A ka një kontroll.

Kontrolli tashmë që kemi 500 raste nuk mund të jetë epidemiologu me çantë, kur e gjitha bota ka aplikacione të gjurmimit digjital. Që të kemi një njohje të situatës epidemiologjike sot , duhet të bëjmë sa më shumë teste. Fakti që një strukturë private kërkon të testojë dhe nuk lejohet kjo nuk është normale. Kjo tregon tendencë të manipulimit të dhënave.

Ndërkohë që shteti sot nuk ka kapacitetin të testojë. Sot që ke 80 raste në ditë, duhet të testosh minimumi 800 deri në 1 mijë, jo 300.  Struktura e laboratorëve është dhënë me koncesion. Nëse i beson privatit strukturën e laboratorit duhet ti besosh edhe covidin, sepse do e kishte shtrirë më mirë. Sot të dhënat e covid nuk janë transparente”, u shpreh Dasho.

Më tej ai theksoi se në përgjithësi të dhënat lidhur më covid nuk janë transparente.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303