“Covid-19 do qëndrojë për vite me radhë mes nesh, të mësohemi me idenë”

Screenshot_11-12-600x360.png

Një deklaratë shumë të fortë ka bërë epidemiologu Dritan Ulqinaku, i cili në një intervistë për  emisionin “Vizioni i Pasdites” shprehet se koronavirusi do të qëndrojë për një kohë të gjatë në qarkullim dhe se qytetarët do duhet të përgatiten dhe mësohen me ‘rregullat e reja’ për të mos përqafuar apo dhënë dorën njerëzve.

“Unë e kam shprehur edhe më përpara ne na ka dalë frika nga ky virus dhe nëse vazhdon ky ndërgjegjësim me mos përqafimim, mos shtrëngimin e duarve dhe mbajtja e distancës është fare normale, por duhet të përgatitemi që me këtë virus të bashkëjetojmë për shumë vite.Nuk ka asnjë shenjë që ky virus po del nga qarkullimi, kështu që nëse i referohemi virusit të sarsit që pas 6 muajsh doli nga qarkullimi dhe kurba e tij filloi një rënie të dukshme që pas muajit të tretë nuk ekziston i njejti fenomen me COVID-19 dhe pas tre muajve nga rastet e para, kurba është në rritje eksponenciale fatkeqësisht në këto momente që ne flasim“, u shpreh epidemiologu.

Ulqinaku shtoi gjithashtu se deri në 30 raste në ditë janë normale dhe të menaxhueshmë aq sa të mos krijojë kolaps në sistemin shëndetësor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303