fbpx

COVID-19/ Epidemiologu bën thirrjen e fortë ndaj qeverisë

Epidemiologu Taulant Muka me anë të një mesazhi në Facebook, i ka bërë thirrje qeverisë të forcojë kapacitetet diagnostikuese dhe testuese, si dhe të pajisë me masa mbrojtëse personelin shëndetësor.

Ai shprehet se disa shtetet si India, Arabia Saudite, Katari, Meksika, Indonezia dhe Kuvajti me temperatura mbi 30 gradë, në këto momente kanë një rritje të rasteve Covid.

Statusi i plotë:

‘Bangladeshi, India, Arabia Saudite, Katari, Meksika, Indonezia, Kuvajti- te gjitha shtete me temperatura mbi 30 grade, por qe ne momentin qe po flasim kane nje rritje te rasteve Covid. Ju lutem qytetareve respektoni rregullat e distancimit fizik, higjenen dhe evitoni grumbullimet! Shteti te bej detyren e vete dhe te forcoje kapacitetet diagnostikuese dhe testuese, si dhe te pajis personelin mjekesor me masat mbrojtese! Duhet te evitojme nje mbyllje te vendit, e per me teper gjate veres.