fbpx

COVID-19/ Epidemiologu Muka: Nuk i kemi kapacitetet për t’u përballur me një shtim rastesh

1544905325_taulantmuka.jpg

Epidemiologu shqiptar Taulant Muka duke komentuar situatën e krijuar nga COVID-19, ka deklaruar se në fillim kishim izolim total të pajustifikuar dhe më pas kaluam në hapje sikur kishim ç’rrënjosur virusin.

Muka thekson se Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë kapacitetet për t’u përballur me një shtim të rasteve të COVID-19.

 “Nuk i kemi kapacitet e Suedisë për tu hapur. Në fillim kishim një izolim total. Ndoshta të pajustifikuar. Por kjo ndodhi edhe nga padija rreth virusit. Pastaj nga asgjë kaluam në hapje sikur kishim çrrënjosur virusin”, shton ai.

Muka u shpreh se Kosova dhe Shqipëria kanë vetëm nga një laborator për zbulimin e rasteve të reja, ndaj kjo e bën edhe më të vështirë një hapje totale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303