COVID-19/ FIFA ndryshon rregullat e futbollit

ohd0xtaqspm2tbouyjev.jpg

FIFA është duke vlerësuar të gjithë skenarë dhe po përgatit një dokument me disa ndryshime për të shtuar më shumë sigurinë në fushën e lojës por dhe gjatë stërvitjeve.

Burimet për “Marca”, tregojnë se  FIFA është shprehur pro rritjes së numrit të zëvendësimeve gjatë një ndeshje, mund të lejoj të kryhen 5 zëvendësime, në mënyrë që lojtarët të mos ngarkohen shumë fizikisht pas një pauze të gjatë pa aktivitet, çka mund të sjell më shumë dëmtime.

Gjtihashtu burimet bëjnë me dije se FIFA nuk e merr fare në konsideratë propozimin e sindikatës së futbollistëve në Angli për të shkurtuar minutazhin e ndeshjeve.

Një ndeshje futbolli do të vijoj të jetë 90 minuta, e ndarë në dy pjesë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303