fbpx

COVID-19/ Franca akordon 18 miliardë euro për sektorin e turizmit

france-eiffel-tower.jpg

Në një komunikim me mediat, kryeministri i vendit Eduard Philippe tha se situata me të cilën po përballet turizmi është ndoshta një nga sfidat më të vështira të historisë moderne të vendit.

Sipas tij, turizmi është një nga xhevahirët e kurorës së ekonomisë, ndaj shpëtimi i këtij sektori është prioritet për qeverinë. Referuar të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2019 Franca u vizitua nga 90 milionë turistë të huaj, duke u bërë vendi më i vizituar në botë. Të ardhurat nga turizmi përbëjnë 8% të ekonomisë franceze.

Izolimi si pasojë e pandemisë solli mbyllje të plazheve, atraksioneve turistike po ashtu të hoteleve, restoranteve etj. Kryeministri tha se me mbylljen e 95% të hoteleve, tashmë sfida është për të shpëtuar sa më shumë vende pune e për këtë arsye qeveria po rimburson kompanitë për 70% të pagave bruto të punëtorëve dhe sipas Philippe, kjo masë do të zgjasë deri, të paktën, në fund të shtatorit.

Plani mbështetës i qeverisë për turizmin përfshin gjithashtu një plan investimi prej 1.3 miliardë eurosh, për të injektuar “cash” në mënyrë direkte te bizneset, nga bankat shtetërore. Nisma për turizmin parashikon përfitime të granteve prej 10 mijë eurosh deri në fund të vitit për bizneset që kanë më shumë se 20 punonjës dhe të ardhura vjetore prej 2 milionë eurosh. Këto janë vetëm disa nga pikat kryesorë të planit të qeverisë prej 18 miliardë eurosh.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303