COVID-19/ Grumbullime masive në Fier, bashkia merr vendimin e papritur

Në Fier raportohen 14 të infektuar, por ky lajm nuk i paska trembur qytetarët e këtij vendi. Madje, ata nuk i shmangen aspak grumbullimeve masive nëpër tregje apo markete.

Mirëpo bashkia ka vendosur që të rinisë hapja e tregut të fruta-perimeve në lagje. Kështu do të bëhet e mundur shmangia në masë e grumbullimeve të qytetarëve.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa 146 janë të infektuar nga Covid-19.