fbpx

COVID-19/ Hawaii paguan turistët të largohen

AP-Hawaii-Virus-2.jpg

Agjencia shtetërore e Hawaii ka vendosur të paguajë turistët për t’u larguar nga vendi gjatë emergjencës së koronavirusit.

Sipas mediave, autoritetet e turizmit në shtetin amerikan kanë caktuar 25 mijë dollarë për të përballuar kostot e nevojshme për të larguar vizitorët nëse këta refuzojnë të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

“Mundësia për të kthyer sa më shpejt këta persona në vendet e tyre të origjinës përgjatë pandemisë është me rëndësi të madhe për forcat e rendit që të garantojnë zbatimin me sukses të masave të emergjencës”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Hawaii, Clare Connors.

Udhëtimet për në shtëpi dhe kthimet po organizohen nga një grup jo fitimprurës që zakonisht ndihmon turistët me problemet që hasin gjatë vizitave në Hawaii.

Hawaii ka të paktën 600 të infektuar dhe 13 të vdekur nga koronavirusi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303