fbpx

Covid-19 i merr jetën aktorit të famshëm në moshën 69-vjeçare

26457240-0-image-a-18_1585254554248.jpg

Aktori Mark Blum, i njohur për rolin e tij përballë Madonnas në filmin legjendar të vitit 1985 “Desperately Seeking Susan”, ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

69-vjeçari gjithashtu pati një rol në “Crocodile Dundee” të 1986 dhe rolet në një sërë serish televizive, duke përfshirë “NYPD Blue”, “The Sopranos”, “West Wing” dhe së fundmi në “You”, duke luajtur librashitësin z. Mooney.

Teatri në New York ‘Playwrights Horizons’ fillimisht njoftoi për lajmin, më pas nënkryetarja ekzekutive e SAG-AFTRA, Rebecca Damon konfirmoi që Blum ndërroi jetë për shkak të COVID-19.

Përfaqësuesit e Blum po ashtu konfirmuan lajmet në TheWrap.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303