Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Beqir Arifajt.
“Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij.Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe”, shkruan Basha në një postim në Twitter.
Ish-kryetari i Bashkisë së Pukës ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit si pasojë e infektimit nga COVID-19.