fbpx

COVID-19/ Italia bën listën e kuqe me 13 vende, Shqipëria nuk bën pjesë

Italia ka vendosur kufizime për udhëtarët për shkak të pandemisë, por ndryshe nga unioni, shteti fqinj ka bërë vetëm një listë me 13 vende nga ku do të ketë kushte.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka urdhëruar që udhëtarët që 14 ditët e fundit kanë qenë në  Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnia, Brazil, Kili, Republikën Domenikane, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama dhe Peru, nuk do të lejohen të hyjnë në Itali.

Lajm i mirë është se në këtë listë të kuqe nuk hyn Shqipëria, e cila nga BE më 1 korrik nuk u përfshi në listën e vendeve me të cilat do të hapeshin kufijtë e jashtëm.