fbpx

Covid-19/ Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte akoma në fuqi.

“Ne kemi pasur kushte shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe kemi gjykuar se i kemi përmbushur ato”, tha Abe në një fjalim televiziv.

Kryeministri tha se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit të ri, që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme më 7 prill.

Japonia i ka lehtësuar kufizimet që nga mesi i majit, por i mbajti ato në disa zona, përfshirë Tokion, raporton Rel.