fbpx

COVID-19/ Manastirliu paralajmëron: Larg grumbullimeve, po përgatitemi për vjeshtë-dimër!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar me anë të një videoje ku i jep një mesazh të fortë të gjithë shqiptarëve.

Ajo shprehet se kjo është një betejë e gjatë me virusin me të cilën do të përballemi edhe në vijim.

“Beteje e gjatë… Ne po përgatitemi për të përballuar situatën e  vjeshtë dimrit. Nga krijimi i çadrave lëvizëse te fuqizimi i kapaciteteve rajonale.

Duhet të zbatojmë masat e thjeshta dhe të kemi me vete armët për ta mposhtur virusin, kudo ku jemi .

Sakrifica e vetme që na kërkohet është të jemi më shumë vigjilentë në përditshmërinë tonë.

Ajo çka kërkohet për secilin prej nesh është që të jetojmë ditën si të përgjegjshëm.

Të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat, që janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit.

Si një mjet për të treguar dashurinë duke i mbrojtur. Kudo në çdo ambient të mbyllur, të zbatojmë rregullat e higjienës”, thotë ajo.

🔴#COVID19 Ogerta Manastirliu: Po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime: Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare, tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale; nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalimi i kontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore të pacientëve me Covid19. Por, deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak: Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta, por jetëshpëtuese, mund t’ia dalim! Mesazhi i plotë👇

Geplaatst door Edi Rama op Dinsdag 4 augustus 2020