COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë mesazh ndaj personave me aftësi të kufizuara

mij.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot një mesazh drejtuar personave me aftësi të kufizuar.

Postimi nga Ministria e Shëndetësisë

Parandalimi i #COVID_19 tek njerëzit me aftësi të kufizuara

🔴Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj të përgjithshëm, përfshirë edhe gjendjet e veçanta shëndetësore që tashmë ju keni;

🔴Bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë.

⚫Është e rëndësishme që edhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore, vazhdoni të merrni mjekimet dhe ilaçet e tjera që ju janë dhënë nga një mjekët për sëmundjet ose problemet e tjera shëndetësore;

⚫Sigurohuni që keni ilaçe të mjaftueshme, dhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore kërkojini një anëtari të familjes ose kujdestarit tuaj që të sigurojë ilaçe për ju.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303