21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

COVID-19/ Mjeku i alarmuar lëshon thirrjen e fortë: Mbroni spitalet

spot_img

Mjeku Ilir Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin social Instagram, shprehet se duhet të mbrojmë sa më shpejt të jetë e mundur QSUT-në, pasi shumë qytete po rrezikohen pikërisht prej saj.

Postimi i plotë:

DO TA MBROJME APO NUK DO TA MBROJME QSUT-ne? KJO ESHTE CESHTJA! Qe ne krye te heres eshte theksuar me force qe spitalet duhen mbrojtur me xhelozi. Jo vetem se japin sherbim ndaj epidemise, por edhe sepse kane mundesine te infektojne shume me gjere popullaten!

Kjo u vu re qarte ne Lombardi, ku gabimi ishte pikerisht mosmbrojtja e spitaleve! Nxirrni mesim nga Veneto qe i mbrojti spitalet me xhelozi! Mesoni nga ata qe kane pasur sukses!‼MBRONI SPITALET!‼

QSUT-ja i sherben te gjithe popullates shqiptare dhe si rrjedhoje zgjeron edhe zonen e riskuar prej kesaj vatre. MBRONI SPITALET! ASNJE KOMENT ME SHUME! Shumica e rasteve te ketyre diteve jane personel mjekesor dhe paciente te shtruar ne QSUT per arsye te tjera. Perveç kesaj, vatra e Matit, e Beratit, tani edhe Gjirokastra (e paprekur me pare) u ndezen me burim QSUT-ne. Edhe Shkodra, serish vatra eshte spitalore. A MUND TE MBRONI SPITALET JU LUTEM?! Cdo vemendje duhet kushtuar atje, askund tjeter!

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat