fbpx

COVID-19/ Mjeku jep lajmin e mirë: Zbulohet një tjetër mjekim për pacientët që janë rëndë

ilir-1.jpg

Mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë sot në Facebook lajmin e mirë. Ai shprehet se një tjetër mjekim tregohet shumë premtues dhe mund të shtohet në arsenalin e trajtimeve për pacientët me COVID-19 të rëndë.

Mesazhi i mjekut:

Lajme te mira miqte e mi!

✅ Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.

👉 Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.

🇺🇸 Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane publikuar ne prestigjiozen “Science Immunology” studimin e tyre te akalabrutinibit ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:

👉 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)

👉 8 paciente te intubuar

Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:

✅ Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.

Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:

👉 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

👉 4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.

👉 2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

✅ Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.

✅ Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.

✅ Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.

❗Forca miq!

❗Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!

Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:

Distance fizike

Higjiene e rregullt

Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekesise, UMT

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303