fbpx

COVID-19 në Greqi/ 942 raste të reja dhe 58 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit

Screenshot_40-5.jpg

Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 942 raste të reja dhe 58 viktima nga koronavirusi.

Numri total i infektimeve ka arritur 137918, ndërkohë që numri i viktimave është 4788, që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar gjatë 24 orët e fundit është 443, shifër që fatkeqësisht nuk e kalon numrin total të infektimeve përgjatë ditës së sotme.

Në kuadër të festave të fundvitit qeveria greke ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim minimizimin e infektimeve në vend.

Gjithashtu për shkak të zhvillimeve të fundit, për sa i përket zbulimit të një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Greqia ka zgjatur karantinimin e qytetarëve që vijnë nga andej nga 3 në 7 ditë.

Vaksinimi masiv i qytetarëve në Greqi, ka nisur më datë 27 dhjetor, siç kishte premtuar edhe kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, i cili është një ndër personat e parë të cilët u vaksinuan në vend.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303