COVID-19 në Itali/ 11.252 raste të reja dhe 237 viktima në 24 orët e fundit

Screenshot_63-5.jpg

Në Itali gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 11.252 persona dhe janë regjistruar 237 viktima.

Ashtu si numri i infektimeve edhe ai I viktimave gjatë ditës së sotme ka pësuar një rënie, pasi dje janë regjistruar 12.715 raste dhe 421 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Numri total i infektimeve ka shkuar 2,553,032, ndërkohë që ai i viktimave është 88,516 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Itali ka nisur më datë 27 dhjetor, me Pfizer.

Pas Pfizer, BE-ja ka lidhur kontrata për furnizimin me vaksina edhe me kompaninë farmaceutike Moderna.

Megjithatë të dyja kompanitë kryesore të cila furnizojnë BE-në me vaksina kanë probleme në prodhim dhe si pasojë kanë vonuar shpërndarjen e tyre në vendet anëtare.

Ditët e fundit kryeministri i vendit, Giuseppe Conte përmes një positmi postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur i revoltuar lidhur me vonesën e shpërndarjes së dozave të vaksinave anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca, duke theksuar se një gjë e tillë është e papranueshme.

Sipas tij një vonesë e tillë është shkelje kontraklule dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me ndikime të drejtpërdrejta në jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe në strukturën tonë ekonomike dhe sociale tashmë të ndjerë fuqimisht nga një vit i një pandemie.

Italia është një ndër vendet më të prekura të BE-së nga pandemia dhe pasojat e saj socio-ekonomike në vend janë më të ndjeshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303