TË FUNDIT

COVID-19 në Shqipëri/ Ambasadorja Yuri Kim, mesazh të jashtëzakonshëm mjekëve dhe policëve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në mbështetje në këtë luftë të ashpër kundër koronavirusit të ri, ka shprehur një mesazh falënderues për të gjithë mjekët, infermierët, policët, që në këto ditë të vështira të koronavirusit janë në vijën e parë të përballjes me rrezikun.

“Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, doja të merrja disa çaste për të falënderuar, në emër të të gjithë ambasadës së SHBA, të gjithë doktorët, infermierët, policët, vullnetarët, sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota adhuron te Shqipëria dhe populli shqiptar, kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës tuaj, ne do t’ia dalim së bashku! Faleminderit shumë, faleminderit nga zemra”, thekson ambasadorja Yuri Kim, përmes një video-mesazhi të publikuar në “Facebook-un” e ambasadës së SHBA.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat