fbpx

COVID-19/ OKB: Duhet urgjent armëpushim, më e keqja nuk ka ardhur ende

Duke pasur parasysh situatën që po rëndohet gjithnjë e më shumë nga COVID-19, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për armëpushim global, me qëllim që vendet e shkatërruara nga luftërat dhe konfliktet aktive, të kenë mundësi të luftojnë pandeminë që ka ‘’pushtuar’’ globin.

‘’Më e keqja nuk ka ardhur ende. Stuhia e Covid-19 po shkon në të gjitha zonat e konfliktit. Nevoja e armëpushimit është urgjente. Virusi ka treguar se sa shpejt mund të lëvizë përtej kufijve. Në shumë prej situatave më kritike, nuk kemi parë zvogëlim të luftimeve. Disa konflikte madje janë intensifikua, ndërsa kemi marrë shumë premtime për armëpushim’’, tha mes të tjerash Guterres.