fbpx

Covid-19/ Paralajmërimi i fortë i Ramës: Duhet të jemi gati për një valë të dytë….

Gjatë konferencës të dhënë sot për media, Kryeministri Edi Rama deklaroi se virusi nuk ka ikur ende dhe duhet të jemi gati për një valë të dytë.

 “Virusi ende nuk ka ikur është ende këtu. Duhet të jemi gati për një valë të dytë.  Ky spital u bë gati për të qenë pjesë e frontit të përballjes nëse do na duhet të përballemi me flukse që kalojnë kapacitetet e spitaleve që janë përgatitur për të përballuar luftën e COVID-19”

Rama tha se në vitin 2021 pret rikthim të plotë të parametrave ekonomik.

 “Ne do të arrijmë të rezistojmë mirë deri në fundin e këtij 4 mujori të dytë të vitit. Katër mujorin e tretë do të shohim rikthimin e parametrave të ekonomisë dhe do të marrim vrull për rikthimin përtej të gjithë këtyre pasojave në vitin 2021 ku presim rikthimin e plotë të parametrave.”