fbpx

Covid-19/ Për çmimet Oscars garojnë edhe filmat e shfaqur online

oscar-statue-oscars-placeholder.jpg

Pandemia e koronavirusit ka ndryhuar edhe llogjikën e çmimeve Oscars.

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Hollywood ka njoftuar se filmat e shfaqur online do të mund të garojnë në ceremoninë e vitit të ardhshëm të çmimeve Oscar.

Deri më tani, vetëm filmat që janë shfaqur nëpër kinema për të paktën një javë në Los Angelos kanë pasur mundësi të garojnë. Mirëpo meqë pandemia me koronavirus ka ndikuar në mbylljen e kinemave në gjithë botën, një numër i filmave janë transmetuar nëpër platforma online.

Presidenti, David Rubin dhe shefja ekzekutive, Dawn Hudson kanë thënë: “Akademia beson se nuk ka mënyrë më të mirë për të përjetuar magjinë e filmave sesa kur ata shfaqen në kinema. Përkushtimi ynë ndaj kësaj teorie është i pandryshuar dhe palëkundur. Megjithatë, pandemia tragjike me sëmundjen Covid-19mn (që shkakton koronavirusi) ka krijuar nevojën e këtij përjashtimi të përkohshëm”.

Rregullat tradicionale është thënë se do të rikthehen sapo të përfundojë pandemia.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303