COVID-19 prek Bashkinë e Tiranës, del pozitiv një nga shoqëruesit kryesor të Veliajt, mësohet se…

del.jpg

Dita e djeshme ka shënuar rekordin e shifrës së të prekurve me COVID-19 në vendin tonë. Sot mësohet se edhe një nga shoqëruesit e Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se gardisti me inicialet K.D prej dy muajsh punon si shoqërues i Veliajt, ndërsa së fundmi ka shfaqur shenja të Covid 19.

Gardisti mësohet se është vetëkarantinuar pasi ka rezultuar pozitiv, ndërsa testit pritet t’i nënshtrohen dhe kolegët e tij të gardës, që konsiderohen si kontakte të afërta. Ndërkohë nuk dihet ende nëse testit do t’i nënshtrohet dhe vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303