fbpx

COVID-19 prek punonjësit e bashkisë së Vlorës

Kanë rezultuar me COVID-19 dy punonjës të administratës së Bashkisë në Vlorë.

Mësohet se dy të infektuarit janë nga 13 rastet e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë këtë të martë në bilancin e përditësuar.

Sa i takon rasteve të tjera me të prekur me COVID-19 në qytetin e Vlorës, rezulton të jetë një sanitare në një bankë, një ekonomist në një institucion privat dhe tre pensionistë.

Me sa duket koronavirusi po përhapet në institucione publike ku frekuentimi nga qytetarët është i lartë.